Të enjten ka nisur zyrtarisht aplikimi për biletat e ndeshjes Shqipëri–Serbi që do të luhet më 7 qershor në Tiranë.
FSHF njoftoi se të gjithë ata që duan të jenë të pranishëm në këtë ndeshje duhet të aplikojnë online, përmes faqes ebileta.al. Procesi është i njëjtë si në ndeshjet e tjera, dhe afati për të aplikuar zgjat deri më 30 maj.
Çdo person mund të kërkojë deri në katër bileta. Pas përfundimit të aplikimeve, do të bëhet një short elektronik, ku përzgjidhen me fat fituesit. Ata që fitojnë do të njoftohen në emailin e tyre nga data 30 maj deri më 2 qershor, dhe më pas duhet të kryejnë pagesën.