Stiven Uillson, një ish-arbitër anësor i Premier Ligës, është dënuar me nëntë vjet burg për përdhunimin e një burri në vitin 2009 në Uorçester, Angli. Uillson, 55 vjeç, kishte joshur viktimën duke i premtuar një festë me “shumë vajza”, por në vend të kësaj e mori në apartamentin e tij dhe e përdhunoi.
Ai i shpëtoi drejtësisë për më shumë se një dekadë, derisa viktima e njohu Uillsonin në vitin 2021, pas leximit të një artikulli rreth krimeve të tjera seksuale që ai kishte bërë. Viktima e denoncoi dhe policia filloi hetimet.
Në gjykatën e Uorçesterit, Uillson u shpall fajtor për përdhunim dhe sulm seksual. Ai ishte i njohur më parë si Stefen Dorr dhe ishte përfshirë në Premier Ligë si arbitër që nga viti 2005.
Në vitin 2009, ai kishte shkarkuar imazhe të pahijshme dhe kishte komunikuar me djem të mitur, për të cilat ishte dënuar me 15 muaj burg në vitin 2011 për krime seksuale. Ky është dënimi i tij i dytë për krime seksuale dhe ai tani do të kalojë në burg për të paguar pasojat e veprimeve të tij.