Politikë

“Tokë e xanun në Tiranë”/ Rama paralajmëron zaptuesit e hapësirave publike, nxjerr fotot: Kush nuk i heq vetë…

Shkruar nga Liberale
“Tokë e xanun në Tiranë”/ Rama paralajmëron

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të zaptimit të hapësirave publike në kryeqytet, duke përmendur konkretisht zonën e “21 Dhjetorit”, ku sipas tij është krijuar një “situatë klasike ‘toke të xanun'”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që kanë pushtuar trotuaret, rrugicat e përbashkëta dhe ambientet përreth pallateve me tavolina, frigoriferë, trarë, mure të improvizuara dhe objekte të tjera të vendosura në mënyrë të paligjshme.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”-shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH