Aktualitet

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të votave

Shkruar nga Liberale.al

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në mes të numërimit të

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka festuar sot 51-vjetorin e lindjes në një mënyrë të veçantë. Edhe pse është ditëlindja e tij, ai ka qëndruar në Parkun Olimpik për të ndjekur nga afër numërimin e votave të Diasporës.

PD ka dalë fituese duke ruajtur rezultatin me 4 mandate në këtë qark. Gjatë procesit të numërimit, Gjekmarkaj është surprizuar nga Elda Hoti dhe më vonë edhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste.

Përfaqësues të Partisë Socialiste gjithashtu i kanë dhuruar një tortë me mbishkrimin “Edhe 100 Agron”. Me humor, Gjekmarkaj ka komentuar duke thënë: “Mos i keni hedhur helm”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH