Qeveria e Francës ka vendosur që nga e diela të ndalojë pirjen e duhanit në vende publike si plazhet, parqet, oborret e shkollave dhe stacionet e autobusëve. Ky vendim është marrë për të mbrojtur fëmijët dhe të tjerët nga duhanpirja pasive.
Duhani nuk do të lejohet as jashtë shkollave, bibliotekave dhe pishinave. Por, pirja e duhanit do të jetë ende e lejuar jashtë kafiterive. Ata që shkelin këtë ndalesë do të gjobiten me 135 euro.
Ministrja e Shëndetësisë, Catherine Vautrin, tha se “fëmijët kanë të drejtë të marrin frymë në ajër të pastër” dhe duhani nuk duhet të jetë pranë tyre.
Çdo vit, në Francë, rreth 75.000 persona vdesin nga sëmundje të lidhura me duhanin. Një sondazh i fundit tregoi se shumica e qytetarëve francezë (62%) e mbështesin ndalimin e duhanit në vende publike.