Sport

Mori mbi 20 mijë vota në Tiranë, Erion Braçe falenderon tifozët e Partizanit!

Shkruar nga Liberale

Mori mbi 20 mijë vota në Tiranë, Erion Braçe falenderon

Erion Braçe do të jetë në parlament, pas rezultateve në zgjedhjet e 11 majit. Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës ia doli që të merrte mbi 20 mijë vota, duke siguruar kështu një karrige në parlamentin e Shqipërisë.

Ndërkohë që ditën e sotme, Braçe ka folur në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku ka falenderuar të gjithë votuesit. Ndër ta, deputeti i PS-së ka falenderuar në veçanti edhe tifozët e Partizanit.

“Tani kam një shtëpi në Tiranë. Njësinë nr 5. Por edhe përtej njësisë nr.5 sepse duhet ti dal për zot votave në Kombinat, duhet ti dal për zot gati 1200-1300 votave këtu te njësia nr.7, duhet t’i dal për Zot një mijë e kusur votave në njësinë nr.2, po kaq votave në njësinë nr.3, njësinë nr.1. Duhet t’i dal për zot tifozëve dhe jo vetëm tifozëve të Partizanit në Laprakë që u bënë aq shumë sa shkuan 1 mijë veta ty.”

Kur u pyet se Partizani kampionatin nuk e fitoi por Braçen e votuan, ai u përgjigj:
“Ç’rëndësi ka dikush duhet të fitojë dhe fitova unë” theksoi deputeti socialist.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH