Sulmuesi i Nottingham Forest, Taiwo Awoniyi, ka kaluar një ndërhyrje kirurgjikale pas një dëmtimi të rëndë që ka pësuar gjatë ndeshjes me Leicesterin. Në këtë takim, ai u përplas me shtyllën dhe ka pësuar dëmtime të rënda në zonën e barkut.
Për të shmangur dëme të mëtejshme, mjekët vendosën ta fusnin në koma artificiale. Mediat angleze raportojnë se 27-vjeçari ka qenë në rrezik për jetën, por ndërhyrja kirurgjikale ka shpëtuar jetën e tij.