Sport

FOTO/ Përgjaken festimet! Makina futet mes mijëra tifozëve të Liverpool, mbi 50 të plagosur

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Përgjaken festimet! Makina futet mes mijëra tifozëve

Festa për triumfin e Liverpool-it në Premier League u kthye në skenë tmerri, pasi një automjet goditi këmbësorët në qendër të qytetit gjatë paradës së fitores.

FOTO/ Përgjaken festimet! Makina futet mes mijëra tifozëve

Ngjarja ndodhi pas orës 18:00 me orën lokale, teksa mijëra tifozë nga Të Kuqtë ishin mbledhur për të festuar me ekipin e tyre të zemrës titullin e 20-të në historinë e klubit.

FOTO/ Përgjaken festimet! Makina futet mes mijëra tifozëve

Numri i të plagosurve deri në orët e vona të së hënës ishte mbi 50, ndërsa 9 prej tyre raportohet se kanë pësuar dëmtime shumë të rënda.

FOTO/ Përgjaken festimet! Makina futet mes mijëra tifozëve

Sipas autoriteteve, shoferi, një 53-vjeçar, britanik nga zona e Liverpool-it, u arrestua dhe po mbahet në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të këtij sulmi.

FOTO/ Përgjaken festimet! Makina futet mes mijëra tifozëve

Policia lokale e cilësoi ngjarjen fillimisht si një “aksident rrugor”, por theksoi se “asnjë pistë nuk përjashtohet për momentin”.

FOTO/ Përgjaken festimet! Makina futet mes mijëra tifozëve

Disa dëshmitarë, të cituar nga mediat lokale, shprehën shqetësimin se mund të ketë qenë një akt i qëllimshëm.

FOTO/ Përgjaken festimet! Makina futet mes mijëra tifozëve

Ata raportuan se boria e automjetit dëgjohej pa pushim, teksa lëvizte përmes turmës. Disa dëshmitarë kanë thënë se shoferi kishte humbur ndjenjat pas përplasjes.

FOTO/ Përgjaken festimet! Makina futet mes mijëra tifozëve

“Skenat në Liverpool janë të tmerrshme. Mendimet e mia janë për të gjithë ata që u plagosën”, u shpreh kryeministri briranik.

FOTO/ Përgjaken festimet! Makina futet mes mijëra tifozëve

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH