Sport

Mbappe shkëlqen në sezonin e parë me Real Madridin, fiton “Këpucën e Artë” në Spanjë dhe Evropë

Shkruar nga Liberale.al

Mbappe shkëlqen në sezonin e parë me Real Madridin, fiton

Kylian Mbappe ka pasur një sezon të parë të jashtëzakonshëm me Real Madridin. Ai u bë golashënuesi më i mirë në La Liga me 31 gola, duke lënë pas Robert Lewandowskin me 4 gola më pak.

Por suksesi i tij nuk u ndal vetëm në Spanjë. Falë këtij numri golash dhe koeficientit të lartë, Mbappe fitoi edhe “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në gjithë Evropën, me 62 pikë.

Pas tij u rendit sulmuesi i Sporting Lisbonës, Victor Gyokeres, dhe në vend të tretë Mohamed Salah i Liverpoolit me 58 pikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH