Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka publikuar listën zyrtare me lojtarët e thirrur për “Final Four” të Ligës së Kombeve, ku do të përballen me Francën në gjysmëfinale më 5 qershor në Shtutgart.
26 lojtarë janë grumbulluar ku ndër risitë kryesore është rikthimi Gavit dhe Iskos, përveç thirrjes së Huijsen, ndërsa Rodri nuk do të jetë i disponueshëm.
Spanja synon fitoren në sfidën ndaj Francës, takim ky i vlefshëm për gjysmëfinalen e Nations League. Trajneri i përfaqësueses spanjolle, De La Fuente ka bërë publike listën e të ftuarve.Rikthehet pas shumë vitesh Isco. Mes të grumbulluarve janë edhe Gavi, Fermin dhe Pedri.Sfida ndaj Francës do luhet në MHPArena (Stuttgart)me 5 qershor.