Tani është zyrtare: Igli Tare është emëruar drejtor sportiv i ri i klubit italian Milan. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale. Tare ka firmosur një kontratë dyvjeçare.“Kalimi te një klub si Milani është një nder i madh dhe përgjegjësi e madhe. Falënderoj klubin për besimin. Jam i vendosur të jap maksimumin dhe të përdor përvojën time për ta ndihmuar Milanin të rikthehet në majat e futbollit italian dhe evropian,” – tha Tare.
Pas një sezoni të dobët për Milanin, Taren e pret shumë punë për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të rikthyer lavdinë e klubit.
