Armando Broja nuk do të qëndrojë më te Everton. Klubi anglez ka vendosur të mos e blejë kartonin e tij nga Chelsea, duke mbyllur kështu aventurën e sulmuesit shqiptar në “Goodison Park”.
Broja pati një sezon të vështirë, i penguar nga dëmtimet dhe forma jo e mirë. Ai luajti vetëm 10 ndeshje dhe nuk arriti të bëjë diferencën.
Tani, Broja do të kthehet te Chelsea, por sipas mediave, klubi londinez ka ndërmend ta shesë përfundimisht gjatë verës.