Sport

Trofeu i Champions League 2025 mbërrin në Mynih

Shkruar nga Liberale

Trofeu i Champions League 2025 mbërrin në Mynih

Vetëm dy javë përpara finales që do të zhvillohet më 31 Maj në Allianz Arena trofeu i Champions League mbërrin në Mynih.

Tifozët vërshuan të bënin fotografi me trofeun, që ndryshe njihet si “Kupa me veshë të mëdhenj”.

Entuziazmi ishte i madh, edhe sepse finalja e turneut më të rëndësishëm kontinental për klube kthehet në kryeqendrën e Bavarisë për herë të parë prej vitit 2012.

“Është shumë bukur që erdhi trofeu. Është kaq i shndritshëm dhe është fantastike ta shoh nga afër.”

“E ndjek futbollin, shumë lojtarë e kanë fituar këtë kupë. Është e pabesueshme, ky trofe vlen kaq shumë, prandaj nuk të lejojnë ta prekësh.”

“Në një farë mënyre, trofeu bëhet i prekshëm dhe është kaq afër. Nuk kam parë ekspozita të tilla dhe jam e befasuar.”

Paris Saint Germain do të sfidojë Interin në finale. Francezët kërkojnë triumfin e parë historik, ndërsa zikaltërit kurorën e katërt të kampionit të Europës.

 

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH