Sport

Bolognia fiton Kupën e Italisë pas 51 vitesh

Shkruar nga Liberale

Bolognia fiton Kupën e Italisë pas 51 vitesh

Milan është mposhtur nga Bologna në ndeshjen e vlefshme për finalen e Kupës së Italisë.

Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico” të Romës, përfundoi me shifrat 0-1 në favor të Bolognas.

Golin e vetëm për këta të fundit dhe të vetmin e sfidës e shënoi, Dan Ndoye.

Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të, falë meritës së tij, por edhe pakujdesisë së mbrojtjes së kuqezinjve.

Kështu, Milanit i ikën nga duart një trofe shumë i rëndësishëm që do e dërgonte në grupin e UEFA Europa League. Përsa i përket Bolognas, kjo është hera e 3-të që ata e fitojnë Kupën.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH