Mbrëmjen e 31 majit në Allianz Arena, Paris Saint-Germain dhe Inter do të përballen në një finale emocionuese të UEFA Champions League, ku vetëm njëra do të kurorëzohet kampione e Evropës.
PSG kërkon trofeun e parë në histori dhe vjen më e fortë se kurrë, me një skuadër të bashkuar dhe në formë nën drejtimin e Luis Enrique. Donnarumma, Hakimi, Dembele e Kvaratskhelia janë emrat që i japin besim parizienëve për të bërë historinë.
Nga ana tjetër, Inter kërkon të harrojë zhgënjimin e finales së humbur në 2023 dhe të vendosë një rekord të ri historik me vetëm një gol në finale, zikaltrit do të shënonin më shumë se kurrë në një sezon evropian.
Të dyja skuadrat nuk janë përballur më herët në një sfidë zyrtare të ndonjë kompeticioni evropian, gjë që e bënë sigurisht edhe më të paparasikueshëm rezultatin final të kësaj finaleje. E sigurtë është që emocionet nuk do të mungojnë, në atë që mund të konsiderohet si një prej finaleve më të balancuara të viteve të fundit në Champions League.