Arte

Mbyllet Java Suedeze në Shqipëri, me performancën e grupit legjendar” Ace of Base”

Shkruar nga Liberale

Mbyllet Java Suedeze në Shqipëri, me performancën e grupit

 Nga 13 deri më 19 qershor, Shqipëria priti Javën Kulturore Suedeze me aktivitete të pasura në Tiranë dhe Gjirokastër. Nën iniciativën e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kjo javë solli ekspozitën “Fleeting”, koncertin klasik “Elegjik”, një punëtori mbi rolin e muzeve dhe koncertin emocionues të Jenny-s nga grupi “Ace of Base” në Sheshin Skënderbej.

 Jenny, zëri ikonik i grupit legjendar Ace of Base ndezi skenën e Tiranës me një performancë që riktheu pas në kohë të gjithë nostalgjikët.

Hit pas hiti, ajo solli atmosferën magjike të viteve ’90, duke bashkuar breza të tërë.

Mbyllet Java Suedeze në Shqipëri, me performancën e grupit

 Java u mbyll me një aktivitet mbi sigurinë në trafik në Shkollën e Biçikletave, duke promovuar transportin e gjelbër. Në vijim, aktivitetet do të pasohen nga Java Kulturore Franceze

Mbyllet Java Suedeze në Shqipëri, me performancën e grupit

Mbyllet Java Suedeze në Shqipëri, me performancën e grupit

Mbyllet Java Suedeze në Shqipëri, me performancën e grupit

/S.B/Liberale.al/

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH