Komediani dhe aktori britanik, Russell Brand, është paraqitur sot në gjykatën në Londër, ku është deklaruar i pafajshëm për disa akuza të rënda që lidhen me përdhunim dhe sulm seksual.
Brand, 49 vjeç, përballet me akuza që përfshijnë një rast përdhunimi, një përdhunim oral dhe dy akuza për sulm seksual. Incidentet e dyshuara lidhen me ngjarje të ndodhura midis viteve 1999 dhe 2005 dhe përfshijnë katër gra të ndryshme.
Aktori, i cili ka jetuar për shumë vite në Shtetet e Bashkuara, është shoqëruar në gjykatë nga dy oficerë policie. Ai ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka theksuar vazhdimisht se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e partneres.
Procesi gjyqësor për Russell Brand është planifikuar të nisë në qershor të vitit 2026. Deri atëherë, ai do të qëndrojë në pritje të zhvillimeve të mëtejshme ligjore.