Aktorja e njohur kolumbiane, Sofia Vergara, ka folur hapur për pritshmëritë që ka nga partneri i saj i ardhshëm. E ftuar në emisionin “Today with Jenna & Friends”, ajo tregoi se tashmë e di saktësisht çfarë kërkon.
“Dua të jetë i shëndetshëm, të më dojë, të jetë i gjatë dhe i pashëm,” tha Sofia me buzëqeshje.
Ajo shtoi edhe një detaj të rëndësishëm: “Dua dikë që ka po aq para sa unë, ose më shumë. Nëse jo, është një makth, sepse përfundojnë duke të pasur inat.”
Përveç pamjes dhe sigurisë financiare, aktorja 52-vjeçare theksoi se ka nevojë për dikë që ta bëjë të qeshë dhe ta argëtojë: “Unë dua dikë argëtues. Kam nevojë për argëtim në jetën time.”
Sofia Vergara është ndarë nga aktori Joe Manganiello në vitin 2023. Ajo ka treguar se arsyeja kryesore për ndarjen ishte dëshira e tij për të pasur fëmijë, ndërsa ajo nuk ishte më e gatshme të bëhej nënë në këtë fazë të jetës së saj.