Sport

Partizani, Vlaznia dhe Dinamo mësojnë rivalët e tyre në Conference League

Shkruar nga Liberale

Partizani, Vlaznia dhe Dinamo mësojnë rivalët e tyre në

Pas Egnatias në Champions League, ekipet e tjera shqiptare mësuan rivalin e tyre në turin e parë të Conferencë League. Partizanin e pret një udhëtim i largët pasi do të përballet me estonezët e Nome Kalju.

Partizani do të luajë ndeshjen e parë në transfertë dhe të dytën në shtëpinë e “Arena e Demave”.

Goglat me fat ishin për Vllazninë që luan me letonezët e Daugavpils, skuadër që aktualisht renditet në mesin e kapionatit letonez.

Në anën tjetër, kujtojmë se Dinamo do ta nisë rrugëtimin nga turi i dytë i Ligës së Konferencës. Skuadra e Ilir Dajës ishte me fat pas përjashtimit të Drogedës.

Sa i përket ekipeve të tjera shqiptare, Malisheva e Kosovës do të luajë me islandezët e Vikingur Rejkjavik, ndërsa Decici sfidon maqedonasit e Sileksit.

Ndeshjet e para do të luhen më 10 korrik dhe ato të kthimit më 17 korrik. Përveç Deçiçit, të treja ekipet e tjera shqiptare ishin në vazon e favoritëve dhe për ketë arsye, mundësitë që ky raund të kalohet ishin të mëdha.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH