Sport

Kristjan Asllani gjen besimin te trajneri i ri i Interit dhe pritet të nisë titullar në Botërorin e Klubeve

Shkruar nga Liberale.al

Kristjan Asllani gjen besimin te trajneri i ri i Interit dhe pritet të

E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani te Interi ishte e pasigurtë me ish-trajnerin Simone Inzaghi, por tani situata ka ndryshuar me ardhjen e trajnerit të ri, Cristian Chivu.

Sipas mediave italiane, trajneri rumun e ka në plane Asllanin dhe i beson një rol të rëndësishëm në skuadër. Madje, pritet që 23-vjeçari të nisë si titullar në ndeshjen e parë të Interit në Botërorin e Klubeve kundër Monterrey.

Mundësia më e mirë që “regjizori” i Kombëtares të tregojë gjithë “arsenalin” posedues dhe të dëshmojë veten se është i rëndësishëm në ekip. Interesimi i klubeve në Serie A për Asllanin është aty, ku Fiorentina është në pritje.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH