Magazinë

Aida për botimin e veprës letrare të të atit, Azem Shkreli: Një premtim që u bë dritë

Shkruar nga Liberale

 

Aida për botimin e veprës letrare të të atit, Azem Shkreli:

Aida Shkreli Milotit, vajza e poetit, ka ndarë në profilin e saj në Facebook atë që është më shumë se një akt falënderimi: është një dëshmi ndjeshmërie, përkushtimi dhe përmbushjeje të një borxhi moral e shpirtëror ndaj kujtimit dhe trashëgimisë letrare të të atit, Azem Shkreli.

Nëpërmjet këtij rrëfimi të përmbajtur e thellësisht të ndjerë, ajo shpalos një dimension të qenësishëm të aktit krijues dhe misionit të atij që shkruan jo thjesht për të thënë diçka, por për të mbijetuar në të thënën.

Aida Shkreli e fillon tekstin me një reflektim që bart një peshë ekzistenciale mbi natyrën e krijimit. Ajo shprehet se krijuesi shkruan për të qenë vetvetja, jo nga një ambicie e jashtme, por nga një domosdoshmëri e brendshme, një impuls i pamposhtur që e bën krijimin mënyrë jetese dhe përmbushjeje shpirtërore e intelektuale.

Në këto fjalë, nuk është vetëm përshkrimi i një procesi krijues, por edhe një ndriçim mbi shpirtin e Azem Shkrelit: një krijues që nuk negocion me kompromisin, që e ndien peshën e fjalës dhe përgjegjësinë ndaj lexuesit.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH