Sociale

REAGIMET prekëse! Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë pas një sëmundje të papritur

Shkruar nga Liberale

REAGIMET prekëse! Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë

Pas një sëmumdje të papritur, miq e të afërm kërkuan ndihmë katër ditë më parë, por nuk ia doli. Spartak Çela, një ndër efektivët e Repartit Zjarrfikës të Tiranës, ka ndërruar jetë papritur këtë të mërkurë në moshën 57 vjeçare. Taku, siç e njihnin dhe e thërrisnin, ka lënë zemërthyer kolegët e Repartit të kryëqytetit.

“Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së në këto momente të vështira, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çela, miqve dhe gjithë kolegëve të shërbimit zjarrfikës. Kujtimi i Spartakut do të jetojë gjithmonë mes nesh, si një simbol i sakrificës dhe përkushtimit për të tjerët.

Spartaku ishte shembulli i përkushtimit, trimërisë dhe humanizmit. Në çdo detyrë ai tregoi guxim, ndershmëri dhe një shpirt të rrallë solidar.

Humbja e tij nuk është vetëm një dhimbje për familjen dhe të afërmit, por një boshllëk i madh për të gjithë kolegët që patën nderin ta kishin pranë”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, teksa ndan dhe një fotografi të tij.

REAGIMET prekëse! Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë

Edhe vetë kolegët kanë ndarë mesazhe ngushëllimi, mes dhimbjes e trishtimit për ikjen e kolegut dhe mikut të tyre të mirë.

REAGIMET prekëse! Zjarrfikësi i Tiranës ndërron jetë

Gramoz Muçollari: U prehsh ne paqe Tak Çela, qofsh i parajses! Shumë shpejt Zoti te mori afer vetes. Do na mungosh kolegu jonë qe edhe pse ndoshta ishe i merzitur nuk te mungonte buzeqeshja. Ngushellimet me te sinqerta familjen dhe te afermeve.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH