Magazinë

5 këshilla të lehta për një stil elegant këtë verë

Shkruar nga Liberale

Stina e verës është periudha perfekte për të eksperimentuar me veshje të lehta, freskuese dhe elegante. Nga trendet aktuale deri tek detajet me nuanca romantike, ky sezon ofron kombinime që duken të sofistikuara dhe të përpunuara, por në të vërtetë janë të thjeshta për t’u realizuar.

Disa sugjerime:

Thekso detajet romantike

Mëngët e fryra, dantellat dhe detajet e ngjashme janë elementë që shtojnë elegancë në çdo veshje. Provoni të kombinoni një bluzë me këto detaje me pantallona klasike ose xhinse për një look veror, stil dhe tërheqës.

 

Pikat janë gjithmonë një zgjedhje e sigurt. Ato sjellin një stil klasik, lozonjar dhe të bukur njëkohësisht. Zgjidh modele me ngjyra neutrale, si e bardha me të zezën. Fustanet dhe bluzat me pika janë mënyra ideale për të sjellë feminitet në garderobën tuaj.

5 këshilla të lehta për një stil elegant këtë

 

Kombinimi i bardhë dhe i zi është gjithmonë elegant. Një veshje krejtësisht e bardhë duket e pastër dhe elegante, por kontrasti me të zezen e bën më të veçantë. Mjafton të shtoni një palë sandale të zeza, një çantë klasike dhe syze dielli për një pamje të sofistikuar dhe minimale.

5 këshilla të lehta për një stil elegant këtë

Flokët e kapura dhe aksesorët në ngjyrë ari janë një tjetër kombinim që funksionon mirë. Kur përdorni aksesorë gold, mblidhni flokët për një pamje më të pastër dhe elegante që nxjerr në pah ngjyrën e lëkurës me shumë pak mundim.

5 këshilla të lehta për një stil elegant këtë

Një kombinim klasik për verë është fundi mëndafshi me bluzë të bardhë. Ky stil i thjeshtë dhe i rafinuar funksionon për çdo rast, qoftë për një dalje të përditshme apo për një darkë më të veçantë.

Gjithashtu, një fustan sateni në ngjyra neutrale si bezha, kafeja apo jeshilja e lehtë është zgjedhja perfekte për një pamje luksoze dhe pa nevojën e shumë detajeve shtesë. Silueta e tij e bën veshjen të mjaftueshme dhe elegante vetë.

5 këshilla të lehta për një stil elegant këtë

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH