Bota

Shpërthime të fuqishme në Teheran, rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Shkruar nga Liberale.al

Shpërthime të fuqishme në Teheran, rriten tensionet në

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar më tej pas raportimeve për shpërthime të forta dhe të vazhdueshme në pjesën perëndimore të Teheranit, kryeqyteti i Iranit. Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.

Banorët kanë dëgjuar zhurma të mëdha në disa zona të qytetit, por autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare për shkakun apo burimin e shpërthimeve.

Dyshimet janë shtuar pasi më herët gjatë ditës, Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, deklaroi se Izraeli ishte gati të godiste “objektiva të rëndësishëm në Teheran”. Kjo ka ngritur frikën se shpërthimet mund të jenë pjesë e një sulmi të paralajmëruar nga Izraeli.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar nga autoritetet iraniane dhe ndërkombëtare.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH