Reperi i njohur G Bani ka ngjallur shumë pyetje te ndjekësit e tij me një postim të fundit në Instagram. Ai ka ndarë një foto ku shfaqet pranë një vajze, por pa zbuluar se kush është ajo.
Në mbishkrimin e postimit shkruhej: “Jom dashuru prej asaj nate”, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Për Ty” nga Dafina Zeqiri.
Ky postim ka nxitur aludime të ndryshme mes fansave: disa mendojnë se G Bani mund të ketë një të dashur të re, ndërsa të tjerë besojnë se kjo është një pjesë e ndonjë projekti të ri muzikor që ai po përgatit.
Deri tani, reperi nuk ka dhënë asnjë koment për të sqaruar kuptimin e postimit ose identitetin e vajzës.
A është ky një paralajmërim për një këngë të re? Apo thjesht një moment personal që artisti ka vendosur ta ndajë me publikun?
Mbetet ta kuptojmë në vijim!