Aktori Rrezart Veleshnja ka deklaruar se reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ende nuk ka marrë çmimin prej 60 mijë eurosh që fitoi dy vite më parë si fitues i Big Brother VIP Kosova 1.
Por këtë pretendim e ka mohuar menjëherë babai i Stresit, Sali Lushaj, duke e quajtur deklaratën “shpifje” dhe “të pavërtetë”.
“Gjithçka është trillim. Lekët që Stresi i fitoi në Big Brother, i kam tërhequr unë vetë. Jam marrë personalisht me të gjitha procedurat financiare,” tha ai.
Sali Lushaj sqaroi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte shkuar në televizionin Klan Kosova për të nënshkruar kontratën me drejtorin e televizionit dhe nuk ka pasur asnjë problem me përfitimin e çmimit.
Ai theksoi se deklarata e Veleshnjës nuk ka asnjë bazë dhe nuk përputhet me të vërtetën.