Kanë qarkulluar lajme në internet se këngëtarja e famshme Celine Dion mund të rikthehet sonte në skenën e Eurovision, plot 37 vite pasi fitoi për Zvicrën me këngën “Ne Partez Pas Sans Moi”.
Thuhet se avioni i saj privat ka ateruar dje në Bazel, por asnjë burim zyrtar nuk e ka konfirmuar këtë. BBC shkruan se edhe organizatorët e Eurovisionit nuk ishin të sigurt nëse Celine do të shfaqej, madje as pasditen e djeshme.
Gjatë provave, prezantueset shfaqën një videomesazh nga Celine Dion, ku ajo u uronte konkurrentëve fat dhe kërkonte ndjesë që nuk mund të ishte aty fizikisht. Por ky mesazh ishte transmetuar edhe më parë, gjatë gjysmëfinales së së martës, duke shtuar dyshimet se mund të ketë një surprizë të madhe të fshehur për sonte.