Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë finales të Big Brother Albania Vip 4.
Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe jo i paramenduar.
Këngëtari rrëfeu dhe ndjesinë që përjetoi teksa u shoqërua nga policia, ku tha se nuk donte të shoqërohej me pranga.
Pjesë nga intervista:
Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan?
Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar.
Egla Ceno: Çfarë të shtyu?
Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjesht si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr sa më keq. Duke më prekur atje ku nuk e meritoj, ishte një shpërthim emocionesh.
Mesazhi im është që.. deri në atë moment kam duruar shumë. Kam qenë njeriu që kam duruar më shumë. Në shtëpinë e BBV ka shumë kamera, dhe patjetër ishte një provokim.
Egla Ceno: Të duket vetja më burrë tani?
Jozefin Marku: Është një veprim që nuk më bën krenar dhe ndjej keqardhje për këdo që është ndjerë keq në këtë situatë.
Egla Ceno: Çfarë tha familja?
Jozefin Marku: E kanë përjetuar shumë keq, në mënyrën më të keqe. ‘Çfarë të shtyu?’. E kanë përjetuar keq.