Showbiz

Konflikti mes Encës dhe Trejsit merr fund? Ja çfarë po ndodh mes tyre, lëvizja e fundit...

Shkruar nga Liberale

Konflikti mes Encës dhe Trejsit merr fund? Ja çfarë po ndodh

Duket se gjakrat janë qetësuar mes këngëtares Enca Haxhia dhe modeles Trejsi Sejdini. Pas një deklarate thumbuese nga Trejsi disa kohë më parë në emisionin “Why Not” të Roza Latit, ku u shpreh me ironi për Enca-n, dy vajzat kanë befasuar ndjekësit duke u bërë “follow” në rrjete sociale.

Në atë intervistë, kur Roza e pyeti me humor nëse ishte e virgjër si Enca, Trejsi u përgjigj në mënyrë ofenduese: “Sa është një Encë janë 3 Trejsa, të shkretë. Si mund të mos jetë Enca e virgjër? Kush e ngre Encën e shkretë?”

Megjithatë, veprimi i fundit në Instagram tregon se situata mes tyre ka ndryshuar. Burime nga rrjetet sociale tregojnë se Enca dhe Trejsi janë bërë sërish ndjekëse të njëra-tjetrës, duke dhënë sinjale për një pajtim të mundshëm dhe mbyllje të kapitullit të vjetër të përplasjes publike.

Nuk dihet nëse kjo marrëdhënie e rregulluar do të sjellë edhe ndonjë bashkëpunim në të ardhmen, por për momentin, fansat e tyre po e përshëndesin këtë “armëpushim virtual”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH