Aktori i njohur turk Burak Özçivit, i dashur për publikun shqiptar nga rolet e tij në seriale të suksesshme, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për disa ditë pushimi.
Ai po kalon momente relaksi në qytetin bregdetar të Vlorës, një prej perlave të rivierës shqiptare. Özçivit është fotografuar në një nga restorantet e njohura të qytetit, i veshur sportiv dhe me buzëqeshjen karakteristike, duke pozuar me stafin dhe fansat që e kanë njohur menjëherë.