Kantautori i njohur shqiptar, Naser Berisha, po kalon disa ditë relaksi në një nga qytetet më romantike të botës – Venedik. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Naseri ka ndarë disa foto krah bashkëshortes së tij, Liries, duke treguar dashurinë dhe qetësinë që po përjetojnë në këtë udhëtim.
“Venediku – një ëndërr mbi ujë. Rrugica, ura dhe qetësi… një vend që të flet pa fjalë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotos. Një përshkrim i shkurtër, por plot ndjesi, që tregon se artisti po e shijon çdo moment.
Kjo udhëtim vjen menjëherë pas publikimit të këngës së tij të fundit, “Jeta është sot”, një këngë që përcjell një mesazh pozitiv dhe e fton dëgjuesin të jetojë të tashmen. Dhe duket se Naseri po e ndjek këtë filozofi edhe në jetën e tij private.