Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, nuk do të bëhet pjesë e Zenitit të Shën Petersburgut. Kalimi i tij nga Rubin Kazan te klubi gjigand rus nuk u realizua për shkak të kërkesave të larta financiare nga ana e lojtarit dhe përfaqësuesve të tij.
Lajmin e ka konfirmuar vetë kreu i Bordit të Drejtuesve të Zenitit, Aleksandër Medvedev, i cili tha: “Thjesht nuk arritëm të gjenim një marrëveshje me lojtarin dhe menaxherin e tij. Ai nuk do të vijë te Zeniti.”