Sport

Mirlind Daku “shpërthen” në Rusi, goli i 13-të e ngjit mes më të mirëve!

Shkruar nga Liberale.al

Mirlind Daku “shpërthen” në Rusi, goli i 13-të e

Mirlind Daku ka filluar sërish të shënojë gola rregullisht dhe së fundmi ka realizuar në dy ndeshje radhazi për ekipin e Rubin Kazan.

Në ndeshjen kundër Khimki, që u zhvillua jashtë fushe, sulmuesi shqiptar u tregua sërish i saktë para portës. Edhe pse Khimki kaloi i pari në avantazh, Daku reagoi shpejt. Në minutën e 12-të, ai mori një pasim nga e majta, shmangu pozicionin jashtë loje dhe, i vetëm me portierin, e dërgoi topin në shtyllën e largët duke barazuar rezultatin.

Ky ishte goli i 13-të për Dakun në këtë sezon në Premier Ligën ruse. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë deri tani, pas Manfred Ugalde të Spartak Moskës që ka shënuar 16 gola. Përveç golave, Daku ka dhënë edhe 6 pasime për gol (asiste).

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH