Analizë

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Partia e re demokratike gjendet te listat e hapura

Shkruar nga Liberale

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Partia e re demokratike gjendet te listat e hapura

Ervis Iljazaj

Mos pranimi i humbjes më të thellë që ka pësuar ndonjëherë një opozitë, vazhdimi i retorikës se zgjedhjet u vodhën dhe mungesa e reflektimit në Partinë Demokratike ka vetëm një qëllim. Të mos hap diskutime dhe përçarje brenda partisë, të mos bëjë përgjegjës njerëzit që kanë përgjegjësi dhe të mbajë në krye të saj Sali Berishën dhe gjithë besnikët e tij. Por përtej debateve, analizave apo opinioneve që kërkojnë reformim dhe rinovim të thellë të Partisë Demokratike, tashmë të ardhmen e saj e kanë në dorë vetë demokratët, ata që në fakt janë më të sakrifikuarit e politikës së një partie miope. Nëse ata vazdhojnë akoma të mos e dorëzojnë liderin e tyre apo dhe besnikët e tij, kjo është vendimarrje e tyre. Vetëm ata mund të bëjnë diçka në këtë drejtim. Por nëse kërkojnë një parti të re Demokratike, atë e gjejnë te listat e hapura.  

Njërëz si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku e të tjerë që edhe pse në humbjen e thellë të Partisë Demokratike, morën simpatinë jo vetëm të demokratëve por edhe të votuesve që nuk e kanë votuar atë parti. Shenjë e qartë se nëse ke njerëzit e duhur, simpatinë e qytetarëve fiton. Është e sigurt se për të tillë emra (ka edhe shumë të tjerë), nuk ka reputacion të keq as te kundërshtarët e Partisë Demokratike. Mirëpo ata, në vend që të ishin drejtues dhe të udhëhiqnin fushatën e Partisë Demorkatike, u vendosën në skuadrat e listave të hapura. Ata punuan që Jozefina Topalli, Edi Paloka apo Albana Vokshi të bëheshin deputetë vetëm se janë berishistë dhe s'kanë asnjë vlerë tjetër. Këtë gjë e dinte fare mirë Sali Berisha, prandaj dhe bëri lista të tilla ku besnikët e tij, ata që sot duken si qënie parahistorike të politikës, të përfitonin nga njësrëz të tjerë më të rinj dhe me më simpati te qytetarët, dhe në këtë mënyrë ai të vazhdonte të kontrollonte partinë me ta.

Duket qartë se ata nuk gëzojnë asnjë mbështetje qytetare tashmë. As ata dhe as drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Demokratike. E vetmja gjë që bëjnë është se përfitojnë nga kapitali politik i Berishës për një karrige deputeti, ndërsa Berisha siguron nga ata besnikërinë e tyre për të vazhduar kontrollin e Partisë Demokratike.

Me të gjitha gjasat Partia Demokratike do të vazhdojë të udhëhiqet nga i njëjti kryetar dhe të njëjtët njërëz deri në pikën e fundit të saj, por demokratët nuk duhen të ankohen më se përse nuk fitojnë apo se Edi Rama iu vjedh votat. Nëse duan të mbajnë Berishën dhe të gjithë ata drejtues politikë që kanë 3 palë zgjedhje që rezultojnë humbës, le ti mbajnë. Por nëse duan një parti demokratike dhe një lidership të ri, e cila mund të frymëzojë shqiptarët dhe të kthehen në shumicë, aty e kanë. I gjejnë emrat te listat e hapura që ishin emrat më dinjitozë të këtyre zgjedhjeve.

Partia Demokratike është një parti e madhe dhe tradicionale, fryma e së cilës nese gjenden njerëzit e duhur kurrë nuk shuhet dhe mund të kthehet sërish të qeverisë Shqipërinë. Nëse pastaj vazhdojnë me të njëjta emra, të njëjtët humbës të cilët tashmë nuk i thonë më asgjë popullit shqiptar, ajo parti do të zvogëlohet gjithmonë e më shumë,   deri në zhbërjen përfundimtare. Vetëm se koha për reformim të thellë dhe për një parti të re është nesër. Pasnesër do të jetë shumë vonë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH