Së fundmi u përhapën lajme se sulmuesi shqiptar Rey Manaj ishte përjashtuar nga ekipi turk Sivasspor për shkak të një performance të dobët. Por klubi ka sqaruar se arsyeja e vërtetë është një problem shëndetësor.
Në një njoftim zyrtar, Sivasspor bëri me dije se Manaj ka pasur dhimbje në ijë prej disa kohësh dhe për këtë arsye nuk është përfshirë në ndeshjen e radhës.
Së bashku me të, edhe disa lojtarë të tjerë janë jashtë fushës për shkak dëmtimesh, ndërsa Tolga Cigerçi është i pezulluar për shkak kartonësh.