Sport

Cristiano Ronaldo sportisti më i pasur në botë, ja cilët “yje” renditen pas portugezit

Shkruar nga Liberale

Cristiano Ronaldo sportisti më i pasur në botë, ja cilët

Pavarësisht moshës, Cristiano Ronaldo nuk është vetëm një prej futbollistëve më të mirë në historinë e sportit më popullor në botë, por për të tretin vit radhazi portugezi është edhe sportisti më i paguar në botë.

“Forbes” ka publikuar si zakonisht listën dhe viti 2025 dominohet sërish nga sulmuesi portugez.

Ronaldo, që është pjesë e Al Nasr në Arabinë Saudite, fiton 275 milionë dollarë. 40-vjeçari është i lindur për rekordet në të ardhura. Pas tij ndjek basketbollisti i NBA, Stephen Curry. Dhe pse diferenca është e madhe, pasi të ardhurat e tij janë 156 milionë dollarë.

Vendi i tretë ndërkohë mbahet nga Tajson Furi. Ky i fundit ka njoftuar largimin nga boksi dhe pse përfitimet e tregojnë në vitin 2025 me 145 milionë dollarë. Dy futbollistë të tjerë me karrierë të pasur janë pjesë e listës. Lionel Mesi që është në shifrën e 135 milionë eurove dhe Karim Benzema me 104 milionë euro.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH