Aktualitet

Lirimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, reagon Rama: Ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar

Shkruar nga Liberale
Lirimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, reagon Rama: Ishte

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, me të cilin kanë folur ndër të tjera për lirimin e tre policëve të Kosovës që mbaheshin të burgosur në Serbi.

Krahas një fotoje me Michel, të postuar në Tëitter, Rama shkruan se Serbia dhe Kosova duhet të depërshkallëzojnë marrëdhëniet e t’i drejtohen dialogut, si një detyrim ndaj rajonit.

Reagimi i plotë:

Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!

Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH