“Në mbrojtje të individit” është idea dhe slogani kryesor i të gjithë liberalëve. Prej dekadash liberalizmi nuk është vetëm ideologji dhe frymë politike dhe revolucionare, por tashmë është dhe logo e fuqishme në botën e informacionit dhe të medias.
Përpara se të listojmë mediat që kanë zgjedhur si logo dhe ideologji të tyre liberalizmin se pari do përpiqemi që të sqarojmë se çfarë do të nënkuptojmë me liberalizëm dhe më konkretisht më fjalën liberal.
Po t’i referohemi studiuesit Ben Dupre, fjala liberale ka arritur të ketë nënkuptime të ndryshme këtej dhe andej Adriatikut. Në Europë fjala është në përgjithësi një term lëvdimi, i përdorur për politikanët, të cilët në mënyrë tipike janë nga ana sociale përparimtarë dhe të interesuar për të mbrojtur të drejtat civile. Në SHBA, përkundrazi termi është shumë më tepër i ngarkuar politikisht dhe shpesh përdoret si term për abuzimin politik.
Për disa fjala liberal nënkupton dikë i cili është i butë në politikat e tij jashtë vendit, i cili është kundër qeverisë vendore dhe që është moskokëçarës për taksapaguesit. Nga ana tjetër John Kennedy, deklaronte se për demokratët liberal nënkuptonte 'dike i cili shikon përpara dhe jo pas, dike që mirëpret idetë e reja pa reagime të ashpra, dikë që përkujdeset për mirëqenien e popullit...'; me fjalë të tjera, dikë që është përparimtar dhe përkujdeset për të drejtat civile - saktësisht një liberal në kuptimin Europian.
Zanafilla e koncepteve liberal dhe liberalizëm është përshkruar saktë në vitin 1690 në veprat e filozofëve anglezë Thomas Hobbes dhe John Locks. Dy Traktatet e Qeverisë e Locks e botuar në vitin 1690 dhanë shumë frymëzim teorik për dy trazirat e mëdha shndërruese të shekullit në vijim, revolucioni Amerikan dhe revolucioni Francez dhe ngjarje të tjera bënë që individi të çlirohej pas shekujsh përulje ndaj mbretit dhe priftit prej ngërthimin nga zakonet e lashta dhe autoriteti i pushtetit.
Shtjellimi I mësipërm ishte I nevojshëm për të kuptuar atë që është në qendër të të qenit liberal. Që në ngjizje të tij, binjaku I bashkangjitur I liberalizmit ka qenë tolerance. Të jesh tolerant nuk do të thotë që të jesh I dobët, përkundrazi, më tepër tolerant tregohen njerëzit e fortë. Pikërisht ata njerëz që dinë të bëjnë zgjedhjet e tyre në jetë.
Me të njëjtat parime të përmendura më lartë janë ngritur edhe mediat të cilat mbajnë logon e Liberales. Këtu nuk e kam fjalën për rrjetet sociale të cilat konsiderohen media të reja, por për gazeta dhe revista në print dhe online qe mbajnë logon e liberales.
Britanil, aty dhe ku lindën bazat e para të Liberalizmit sot ka “Liberal International” Më 20 maj 2017, liberalët nga e gjithë bota të mbledhur në Andorra bënë histori: Të bashkuar në familjen e Liberal International (LI) ne miratuam njëzëri dhe nënshkruam një Manifest të ri Liberal.
Gazetat nën logon e liberales kanë gjetur gjithashtu mbështetje të madhe edhe në Australi. “Dailyliberal” është një prej mediave shumë të njohura në Australi e themeluar që në vitin 1874. Liberal publikon histori të goditura për çështje jetike rajonale.
Në Argjentinë e përditshmja “El Liberal”, në versionin print dhe online është një zë i fuqishëm dhe tribunë që qytetarëve argjentinas t’u dëgjohet zëri.
Gjithashtu, “The Liberal” është si cikël i veçantë ne mediat e mëdha. Në median kanadeze “Thestar”, mendimi liberal vjen i dikuar për komunitetet.
Mendimi liberal ka pasur ndikimin e vete në mediat e kohës duke theksuar me shkronja kapitale mbrojtjen dhe lirinë e individit.
Mediat “Liberale” janë pjesë e mediumeve më të të rëndësishme ndërkombëtare që kanë ndikim dhe çojnë përpara shoqëritë për t’u bërë të pavarur dhe të lirë për t’i thënë “STOP” pushteteve shtypëse.
Edhe në Shqipëri, gazeta “Liberale” për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Gazeta “Liberale” i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare./Liberale.al/