Aktualitet

Kush janë efektivja e policisë dhe shefi i krimeve që u arrestuan sot para ndeshjes në "Air Albania"

Shkruar nga Liberale

Midis të arrestuarve në kuadër të operacionit të gjerë të Prokurorisë së Posaçme, është edhe një zyrtare e Policisë së Shtetit.

Në pranga ka përfunduar Jonida Babameto (në foto), oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit.

Po ashtu edhe Dedan Gjoni është vënë sot në pranga nga kolegët e tij, pas një aksioni policor me urdhër të SPAK për goditjen e një grupi të rrezikshëm kriminal, pjesë e të cilit dyshohet se është edhe Ervin Mata. Ai u prangos para ndeshjes së Kombëtares në Air Albania.

Ndaj Dedan Gjonit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, si ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Si oficerja kufitare ashtu edhe shefi i krimve u prangosën sot së bashku me 11 persona të tjerë, përfshi edhe ish-drejtorin e Policisë Tiranë, Erzen Breçani. Nga SPAK është lëshuar urdhër arrest për djalin e Breçanit dhe Ervin Matën. Të gjithë dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të zbuluar pas zbërthimit të mesazheve të Ervis Martinajt në aplikacionin "SKY". Mësohet se djali i Erzen Breçanit është martuar me motrën e Ervin Matës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH