Aktualitet

Kryetarja e KLGJ-së: Gjykatat janë në kolaps, mungojnë gjyqtarët

Shkruar nga Liberale
Kryetarja e KLGJ-së: Gjykatat janë në kolaps, mungojnë

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, teksa raportoi në Komisionin e Ligjeve, deklaroi se gjykatat janë në kolaps, për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një pjesë të shkarkuar ose të pezulluar si pasojë e Vettingut.

Sipas Llagamit, më problematike paraqitet Gjykata e Apelit, ku mbyllja e një çështjeje zgjatet deri në 4 vite.

“Kemi pasur humbje njerëzore për shkak të Vetting, ku janë shkarkuar 13 gjyqtarë me vendim të formës së prerë, 25 të tjerë që janë pezulluar duke përfituar 75% e pagës, ose 30 milionë lekë, por nuk vazhdojnë dot të gjykojnë çështjet dhe efekti financiar që i Vettingut ku janë shkarkuar/pezulluar 75 gjyqtar dhe 55 mln lekë efekt në buxhetin e shtetit, harxhohen lekë, por nuk ofrohen dot shërbim. Përveç kostove financiare dhe mungesa e gjyqtarëve është dhe hezitimi për të aplikuar në KLGJ. Gjykata e Apelit është shumë problematike, nga 78 gjyqtarë që duhet të jenë, janë 25 gjyqtarë. Në fund të vitit ishin 27, çdo ditë e më shumë ulet ky numër. Për një çështje që të gjykohet në Apel duhet 2-3 muaj për në rrethe ndërsa një qytetar i Tiranës duhet të presë 4 vjet. Gjykatat janë në kolaps“.

Për sa i përket Gjykatës së lartë, Llagami shpjegoi se shumë shpejt do të plotësohet me 15 anëtarë.

“Sot ka 6 anëtarë në Gjykatën e Lartë. Në vendet që kemi hapur Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 gjyqtarë, 15 anëtarë duke mundësuar dhe zhbllokimin e kuorumit për të emëruar anëtarët në Gjykatën Kushtetuese“, shttoi Llagami.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH