Një 28-vjeçar me iniciale E.M., është arrestuar nga Policia në Përmet. I riu akuzohet se në muajin qershor ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.
Mësohet se ndaj 28-vjeçarit është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.