Aktualitet

“Kosova shpall rezultatin pas 10 orësh, Shqipëria pas 27 ditësh”

Shkruar nga Liberale
“Kosova shpall rezultatin pas 10 orësh, Shqipëria pas 27

Zgjedhjet e përgjthshme të parakoshshme të së dielës në Kosovë kanë qënë padyshim kryetema më e diskutar së fundmi në rrafshin publik në Shqipëri.

Krahas mbulimit mediatik përmes kronikave apo artikujve shterues në shtypin e shkruar, ecuria e procesit të votimit dhe numërimi i votave në një kohë “rekord” në këndvështrimin e shqiptarëve të këtej kufirit, është komentuar gjerësisht dhe në faqet e njohura të memeve në rrjetet sociale.

Natyrisht, në këtë hapësirë virtuale, sikurse ndodh rëndom, kohëzgjatja e numërimit të votave në Kosovë dhe publikimi i rezultateve në orët e para të ditës, është shoqëruar nga postime shpotitëse, që kryesisht vënë theksin tek dallimi i ndjeshmëm me Shqipërinë, ku në raste të tilla, zakonisht shënohen incidente, si edhe renditja zyrtare e partive politike publikohet shumë ditë pas zgjedhjeve.

Kështu, “Brryli Broadëey”, një ndër faqet më të ndjekura online veçanërisht nga një audiencë të rinjsh, ka zgjedhur të ironizojë me një foto të një kutie votimi nën flamurin e Kosovës, duke mbishkruar “Dy orë pas mbyljes së votimeve në Kosovë, del 50 % e rezultatit” dhe shtuar se me këtër ritëm, vendit fqinj do t’i happen negociatat para Shqipërisë.

Ndërsa, një tjetër meme i veçantë ironizon zgjedhjet e fundit vendore monopartiake në Shqipëri, duke shfaqur një foto të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kryeministrit Edi Rama që vetofrohet për t’i mësuar fituesit të zgjedhjeve në Kosovë, që t’i mësojë  si të fitojë zgjedhje pa kundërshtar.

[gallery columns="1" gss="1" ids="1090928,1090929,1090930,1090931"]

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH