Aktualitet

Korçë/ Vajza ra nga tarraca e lokalit, dëshmitarët: Nuk po pinte kafe

Shkruar nga Liberale
Korçë/ Vajza ra nga tarraca e lokalit, dëshmitarët: Nuk po

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Korçës, ku një vajzë e re ka rënë në rrethana misterioze nga tarraca e një lokali.

Sipas informacioneve nga blutë e qytetit, ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të qytetit, ndërsa nuk dihet nëse 30-vjeçarja ka rënë aksidentalisht apo është hedhur.

Sipas dëshmitarëve, vajza nuk ka qenë duke konsumuar kafe, por është ngjitur në katin e fundit dhe është hedhur nga kangjellat.

“Më datë 23.02.2020, në Lagjen Nr. 3, një shtetase rreth 30 vjeçe, pasi ka hyrë në ambientet e një lokali, ka dalë në ballkonin e tij në katin e gjashtë dhe dyshohet se është vetëhedhur, ku për pasojë ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese. Kjo shtetase u transportua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, familjarët e 30-vjeçares janë shprehur të shokuar për ngjarjen e ndodhur./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH