Aktualitet

Karamuço: Një politikan i lartë në komunikimet e “SKY”

Shkruar nga Liberale
Karamuço: Një politikan i lartë në komunikimet e

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur se një politikan i lartë rezulton i përfshirë në komunikimet e aplikacionit SKY ecc.

Përmes një reagimi në FB, Karamuço është shprehur se megjithëse kësaj liste të personave që kanë përdorur aplikacionin SKY ecc po i shtohen emra të rinj dhe interesant, duhen pritur përfundimet e SPAK.

“Një tjetër ish-prokuror dhe politikan i lartë po del i përfshirë në komunikimet e SKY ecc. Megjithëse lista po shtohet nga dita në ditë me emra të rinj dhe shumë interesant, na duhet të presim akoma për përfundimet e SPAK”, është shprehur Karamuço.

Kujtojmë se dosja e famshme e aplikacionit SKY ecc zbuloi se emra të njohur të Policisë së shtetit, bashkëpunonin me biznesmenë e kriminelë, në favor të krimit të organizuar.

SKY ecc është një aplikacion që ofronte komunikime të enkriptuara, i cili përdorej me pagesë vjetore kryesisht nga grupet kriminale për të dërguar mesazhe me njeri-tjetrin.

Ka pasur raportime se aplikacionin më pas e përdorën edhe gjykatës, prokurorë e politikanë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH