Një person është shoqëruar në komisariatin e Vlorë, pasi dyshohet se ka strehuar në një objekt 3-katësh, 21 klandestinë egjiptianë. Po ashtu, është bërë edhe shoqërimi i 21 klandestinëve në komisariatin e Policisë.
Sipas burimeve policia ka mbajtur në vëzhgim për disa ditë, pasi ka pikasur lëvizjet e dyshimta të Petrit Pashaj, i cili zotëronte objektin ku qëndronin klandestinët dhe u çonte ushqimin atyre.
Objekti ku ishin strehuar ndodhet në zonën historike të Vlorës, ndërsa ende nuk është zbardhur itinerari i klandestinëve./Gazeta Liberale