Aktualitet

Rama e fton Hotin në Shqipëri, vizita më 3 korrik

Shkruar nga Liberale
Rama e fton Hotin në Shqipëri, vizita më 3 korrik

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Kryeministri Hoti tha se Kosova ka kulturë të dëshmuar institucionale për t’i përballuar me dinjitet sfidat e tilla duke mos përjashtuar këtu as përkushtimin e Kosovës që ta zhvillojë agjendën e saj të integrimeve euroatlantike.

“Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arrijmë një marrëveshje të përhershme paqeje e stabiliteti, e cila do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve”, theksoi kryeministri Hoti.

Ndërsa shprehu mbështetje për Kosovën Rama tha se vendi i tij do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës ndërsa e ftoi kryeministrin Hoti për një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila pritet të realizohet këtë të premte, më 3 korrik 2020.

“Shqipëria i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH