Aktualitet

Gjermania kundër Kurtit: S’do të lejojmë që Marrëveshja e Ohrit të bjerë për shkak të një budallallëku

Shkruar nga Liberale
Gjermania kundër Kurtit: S’do të lejojmë që

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, duke folur nga baza e EULEX-it në Mitrovicë, ka thënë se e premtja ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dje kam vendosur spontanisht të vij në Kosovë. Padyshim që dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqëusesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajçak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi”, tha ai.

Sarrazin tha se mesazhi i tij është që s’do të lejojnë që marrëveshja e Ohrit të bierë poshtë, siç u shpreh ai, për shkak të një budallallëku.

“Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që mundësitë që i ofeon marrëveshja e Ohrit të hidhen poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit e ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme”.

“Por, çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet nuk mund të merren vendime të pamatura. Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e afron marrëveshja e Ohrit dhe dialogu që e afrojnë drejt BE-së”, u shpreh ai.

Kujtojmë që edhe SHBA-të dhe BE-ja kanë reaguar ashpër një ditë më parë, duke kritikuar Kurtin për faktin se dërgoi forcat policore në Veri të Kosovës, për të lejuar hyrjen e kryetarëve të komunave të sapo zgjedhur brenda institucioneve.

Por pavarësisht apelit të SHBA dhe BE, kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet duke u shprehur se i kupton shqetësimet e ndërkombëtarëve, por nuk ka opsion tjetër përveç përmbushjes së detyrimeve.

Të shtunën situata në tri komunat veriore ishte qetë. Në Leposaviç ka shkuar në vendin e tij të punës kryetari i ri, i cili ka pritur ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla. Ndërsa kryetarët e Zubin Potokut dhe Zvecanit nuk kanë shkuar në zyrë pasi kanë deklaruar se është ditë pushimi.

 

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
    41%
  • Jo!
    59%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH