Me parrullat në duar: “Mos na mbyllni derën, na lini të bëjmë gazetari”, reporterët e politikës kanë protestuar sot para Kuvendit të Shqipërisë pas vendimit për të mos lejuar median të ndjekë punimet e komisioneve parlamentare.
Ata i bënë thirrje Kuvendit që të tërhiqet dhe të nisë një tryezë diskutimi e negociatash me ta.
Për këtë vendim të Kuvendit ka patur reagime të shumta, një ditë më parë edhe presidenti Ilir Meta e cilësoi këtë armiqësi të Kuvendit me fjalën e lirë.