Presidenti Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Komisionerin për Ndihmat Humanitare dhe Emergjencat, Christos Stylianides.
Komisioneri Stylianides i shprehu Presidentit Meta ngushëllimet si dhe angazhimin e tij dhe të Komisionit Europian për të aktivizuar sa më shpejt ndihmat humanitare për Shqipërine në bazë të kërkesave specifike të autoriteteve shqiptare.
Një tërmet i fuqishëm goditi gjatë natës Shqipërinë, ku si pasojë e lëkundjeve të forta pati shumë dëme materiale dhe fatkeqësisht humbën jetën disa persona. /Gazeta Liberale