Gentian Malindi është arrestuar në Vorë. Lajmi është bërë me dije nga News 24.
Malindi ishte në kërkim pas operacionit të zhvilluar në Durrës, ku u kapën 137 kg kokaine, në vitin 2019.
Gentian Malindi ishte pronari i anijes “Eniway”, ku në Portin e Durrësit më 19 shtator të vitit 2019 u gjetën 173 kg kokainë.
Gentian Malindi, me origjinë nga Skrapari dhe banim në Durrës është pronar i një kompanie për tregtimin e produkteve të detit, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013).